Arrestohet personi tjetër i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademaj
Sot gjatë ditës, Policia e Kosovës, Krimet e Rënda, kanë arrestuar një person i cili dyshohet se është përfshirë në vrasjen e Liridona Ademaj.
Sipas burimeve të Arbresh.info, i dyshuari është Tomë Dodaj, nga fshati Novosellë të Gjakovës.
Dodaj është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.
Dodaj dyshohet se ka furnizuar me armën e krimit të dyshuarve të tjerë. /Arbresh.info