Lajme

Alma Kaçi ndryshon qëndrim: Unë dhe Safet Gjici jemi të pafajshëm

Protagonistja e video-skandalit të ish-kryebashkiakut Safet Gjici, e cila pretendon se aktin seksual në zyrën e Bashkisë së Kukësit, e kreu për shkak të një emisioni investigativ tha në emisionin “Review” në Euronews Albania se në lidhje me akuzat e ngritura nga SPAK si ajo edhe Gjici janë të pafajshëm.

Kaçi pretendon se për akuzat e ngritura, ata janë të pafajshëm, pasi korrupsion nuk ka pasur.

“Përderisa kanë dalë akuzat “korruspaion aktiv”, “korruspsion pasiv” edhe unë edhe zoti Gjici jemi të pafajshëm. Këtu nuk ka korruspion. Në kuadër të fjalës është e pamundur të ndërtohet një akuzë.

Ajo ka qenë një bisedë. nuk është dorëzuar asnjë projekt. Nuk është dhënë e nuk është marrë asnjë fond. Normalisht edhe ai edhe unë jemi të pafajshëm. Abuzimi me detyrën ëhstë tjetër, por për këto akuza jemi të pafajshëm”,-tha Alma Kaçi./euronews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *