Del FOTO/ Ky është mësuesi nga Librazhdi që vdiq pas aksidentit tragjik në…
Tahir Bici, ky është mësuesi nga Librazhdi i cili ndërroi jetë dy ditë pas aksidentit tragjik në aksin Librazhd – Prrenjas në zonën e Qukësit.
Prekëse kanë qenë fjalët që kanë zgjedhur kolegët për të përkujtuar, ndërsa thonë se do të mbahet mend si mësuesi fjalë pak e punë shumë, i përkushtuar ndaj nxënësve, i urtë dhe këmbëngulës për të arritur më të mirën për brezin e ri.
“E dhimbshme kjo ndarje e parakohshme nga jeta e mësuesit Tahir Bici. Koleg, mësues, bashkëshort dhe prind shembullor. Profesor Tahiri mbaroi shkollën e mesme artistike “Onufri”, me pas vazhdoi studimet e larta për mësuesi CU. Punoi në disa shkolla te rrethit te Librazhdit: Babje, Librazhd, Dragostunje dhe se fundmi ne shkollën 9-vjecare Pishkash. Do te mbahet mend si mësuesi fjalë pak e punë shumë, i përkushtuar ndaj nxënësve, i urtë dhe këmbëngulës për të arritur më të mirën për brezin e ri. Ngushëllime të përzemërta familjes dhe kolektivit ku punoi nga ZVA Përrenjas! I përjetshëm kujtimi i tij!”, shkruan Zyra Vendore Arsimore Përrenjas.