Kriset marrëdhënia midis Kiarës dhe Luizit: Nuk krijohen ndjenjat për 1 muaj, jashtë do më harrosh…
Kiara i ka kërkuar Luizit që t’i japë kohë dhe të mos nxitohen. Mëngjesin e sotëm ajo është shprehur gjatë një bisede me Luizin se nuk e beson që ai ka ndjenja pasi sipas Kiarës nuk krijohen ndjenja për 1 muaj.
Biseda mes tyre: Kiara: Unë besoj që ti ke pëlqim
Luizi: Pëlqim?
Kiara: Po ça do e quash ndjenjë? Mund të ndjejë njeriu për 1 muaj?
Luizi: Shumë
Kiara: Dal unë nga kjo shtëpia, ti mund të më harrosh shumë shpejt
Luizi: Që ta dish unë vetëm ty të kam edhe jashtë
Luizi ka filluar të ndjejë frikën se mos humbet Kiarën vetëm pak ditë pas ditëlindjes së saj dhe ku Ai i bëri një suprizë që shumë persona e panë si një zyrtarizim të marrëdhënies midis tyre.
Por mesa duket punet nuk shkojne edhe aq mire midis tyre sepse po vihet re nje frike shume e madhe nga e Kiares. Nuk dihet se cilat jane arsyet qe e shtyjne Kiaren per tu mos afruar me shume me Luizin.Shume zera jashte shtepise po flasin per nje lidhje te mundshme te Kiares jashte shtepise me te famshme ne Shqiperi asaj te BB VIP. Por akoma mbeten vetem zera dhe nuk ka asnje fakt te zbuluar. Te presim se cfare do te ndodhe ne ditet ne vijim.