Kiara dorëzohet para Luizit, dhe i jep mesazhin e veçantë para të gjithë banorëve “Kam menduar të jem në krahët e tu”,
Shtëpia e Big Brother është në qendër të vëmendjes prej personazheve që ndodhen brenda. Luiz Ejlli dhe Kiara Tito duken se kanë sheshuar debatet me njëri-tjetrin.
Së fundmi, është Kiara që ka biseduar me këngëtarin duke i treguar se ka një lloj konsideratë për të. Mes të qeshurash, ku gjithmonë Luizi është i pashmangshëm në humorin e tij të veçantë, ajo i tha:
“Unë të kam xhan, nuk rri dot pa të folur fare. Ti më ke kuptuar më shumë se të gjithë këta këtu. Më le të jem e lirshme, të lutem.”
Kiara e çoi më tej deklaratën e saj, duke i thënë Luizit se në një moment kishte menduar të ishte në krahët e tij, por pas “mashtrimit” që iu bëri, gjithçka është fshirë.
“Në një moment e kam menduar të jem në krahët e Luizit, por pas asaj që bëre m’u fshi”, tha moderatorja bukuroshe.