Vuante nga dhimbja e tmerrshme e kokës prej 5 muajsh, vietnamezit i gjejnë dy shkopinj në tru
Një 35 vjeçar vietnamez vuante prej më shumë se 5 muajsh nga dhimbja e tmerrshme e kokës. Mediat e huaja shkruajnë se në kafkën e tij kishin ngecur dy shkopinj të vegjël.
Ngjan e pabesueshme, por siç raportohet burri iu drejtua spitalit në Dong Hoi dhe u shpjegoi mjekëve se përveç dhimbjes së kokës, villte shpesh. Skanimet zbuluan se ai vuante nga një gjendje shumë e rrallë tensioni që ishte kërcënim për jetën pasi shkaktonte presion të lartë intrakranial.
Pas disa ekzanimineve, doktori Nguyen Van Man zbuloi se gjithë kjo dhimbje vinte prej dy shkopinjve që kishin përfunduar në trurin e 35 vjeçarit, përmes hundës.
Më pas i riu rrëfeu se disa muaj më parë ishte përfshirë në një sherr teksa ishte i dehur dhe pavarësisht se nuk e mbante mend se ç’kishte ndodhur me saktësi, ai tha se u godit në fytyrë me shkopinj. Por kur u kontrollua, atij nuk iu gjet asgjë në hundë. Fatmirësisht muaj më vonë, doktorët arritën përmes një ndërhyrjeje endoskopike të nxirrnin shkopinjtë dhe vendosën një fistulë në tru. Mësohet se tashmë gjendja e tij është stabilizuar./tvklan.al