Vrau shqiptaren shtatzënë, greku: Po flija gjumë, nuk isha unë
39-vjeçari grek që akuzohet se vrau partneren e tij shtatzënë, 41-vjeçaren shqiptare Gjeorgjia Murati, ka mohuar çdo akuzë në gjykatën e Selanikut në Greqi. Ai ka pretenduar se nuk është autori i vrasjes dhe se natën fatale, atë të ndërrimit të viteve, ka qenë në gjume dhe se nuk e ka vrarë ai partneren e tij.
“Gjeorgjia ishte i vetmi person që kisha. Nuk do të rrëfej për diçka që nuk e kam bërë. Atë natë piva 3 pilula gjumi dhe nuk kuptova asgjë, u zgjova të nesërmen në mëngjes. Nuk jam unë ai që shfaqet në video”, ka thënë greku para gjykatës.
Pavarësisht dëshmisë së tij, gjykata e la në burg së bashku me bashkëpunëtorin e tij 34-vjeçar.
Ky i fundit dëshmoi se 41-vjeçaren shqiptare shtatzënë e vrau partneri i saj, ndërsa vetë ai nuk ishte prezent në momentin e krimit, por në zhdukjen e trupit.
Isha aty sepse më kërkoi të inskenonim një grabitje pa u lënduar 41-vjeçarja. Kur mori thikën në dorë, më kërkoi të largohesha. Dola dhe prita në makinë. Pastaj erdhi dhe më tha që e kishte vrarë. Unë pranova që të hiqnim trupin sepse kisha frikë mos pësoja dhe unë të njëjtën gjë”, ka thënë bashkëpunëtori.
Të dy janë filmuar duke transportuar me makinë trupin e shqiptares pasi e kishte vrarë me thikë partneri grek dhe e kishin groposur në një zonë të shkretë. Më pas ishin kthyer për të hequr nga banesa dyshekun me gjak, që e hodhën në një vend pranë lagjes ku banonin. Edhe kjo lëvizje e tyre është filmuar nga kamerat e sigurisë në rrugë.
41-vjeçarja shqiptare shtatzënë Gjeorgjia Murati u vra në Selanik natën e ndërrimit të viteve nga partneri i saj grek 39-vjeçar dhe trupi ju gropos. Kufoma ju gjet disa ditë më vonë pas krimit. Ajo ishte nënë e një vajze 13-vjeçare.