Lajme

Make up-i tek burrat/ Dibra: Fytyra dhe thonjtë, gjëja më e bukur që një mbashkull mund të bëjë

Makijazhi ditët e sotme nuk përdoret vetëm nga vajzat, por edhe nga djemtë. Ndonjëherë për të dalë në programe, e ndonjëherë për në evente të ndryshme.

Për këtë pjesë, ka folur në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, make up artistja Eva Dibra, e cila u shpreh se shumë meshkuj heteroseksualë, vijnë për t’u grimuar.

Ajo gjithashtu tha se fytyra dhe thonjtë, janë gjëja më e bukur e normale që një djalë mund të bëjë.

Eva Dibra: Vijnë kryesisht kur kanë probleme me aknet. Normalisht do shkojnë diku, në një punë dhe vijnë e bëjnë një make up.

Katerina Trungu: Vijnë?

Eva Dibra: Po vijnë, vijnë.

Katerina Trungu: Gjithmonë janë të orientimit heteroseksual apo homoseksual? Po e bëj këtë pyetje se dallon ndonjëherë.

Eva Dibra: As nuk e kisha çuar në mendje fare. Jo, absolutisht, janë heteroseksual. Por për shembull, edhe kolegët tuaj që vijnë, do ikin në studio dhe kanë qejf të bëjnë një make up. Do shkojnë në një sfilatë ose në një event, do vijnë do grimohen.

Katerina Trungu: Nëse kthehemi shumë pas në kohë, djemtë, mesa kam lexuar dhe dëgjuar, kanë bërë make up njësoj si gratë, por pastaj kanë ndryshuar gjërat.

Sotira Jankulla: Kurse, ka një kategori meshkujsh, për shembull, mua më ka ndodhur në farmaci që gjatë dimrit, që përdorin Labello, iu kam thënë edhe vetë: “Pse nuk përdorni Labello”. Më janë kthyer në një lloj mënyre dhe janë ofenduar. As për të përdorur Labello për zbutjen e buzëve.

Eva Dibra: Unë për shembull make up-in djemve, kur do shkojnë, që do martohen nuset, vijnë dhëndurët aty, unë ju them gjithmonë: “Ti duhet të bësh make up”.

Katerina Trungu: Patjetër, edhe kur del në emisione duhet të bësh make up.

 

Eva Dibra: Gjëja që më bën më shumë përshtypje, nuk ndihet vetëm tek make up-i, për heteroseksual dhe homoseksual, por është edhe tek thonjtë. Është gjëja më normale, është gjëja më e bukur që një mashkull mund të bëjë dhe mund të kurojë. Fytyra dhe duart. /tvklan.al

 

Pyetje  jonë për ju lexues të dashur është  a mund të jenë këto zonja nëna të denja për të edukuar  femijet e tyre?