Lajme

“Shkoni më shpejt në plazhet e jugut”/ Balluku: Tuneli i Llogorasë do hapet me datën…

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku deklaroi sot se tuneli i Llogorasë do të hapet me 30 qershor të këtij viti.

Ministrja vuri në dukje se ka qenë një proces i gjatë, por një proces i mirë studiuar me 2 gara ndërkombëtare.

“2024 do të shënojë dorëzimin e tunelit të Llogorasë, një tunel që ka qenë një ëndërr në sirtar për shumë qeveri shqiptare, por që u realizuar nga qeveria “Rama”. Puna për ndërtimin e tij ka nisur në nëntor të 2021 dhe do të përfundojë në fillim të sezonit veror të 2024-ës. Ka pasur sfidat e tij, por ka qenë gjeologji e qëndrueshme dhe nuk na është dashur të lëvizim nga kalendari i punimeve. Ashtu sikur kemi premtuar, 30 qershor 2024 vepra do të dorëzohet sipas të gjitha parametrave të parashikuara”, theksoi Balluku