Flet vjehrra e Bedrie Lokës: ‘Fjeti mbi lekët e djalit tim. Xhemali i fali videon e ‘Tik-Tok’ dhe 40 mijë eurot, s’ka faj ai’!
DURRËS- ‘Xhemali nuk ka faj. I fali mjaft gjëra’!
Nëna e Xhemal Lokës, vjehrra e 41- vjeçares e cila humbi jetën pasi piu fotoksinë, ishte sot në gjykatën e Durrësit ku i biri ka dalë për vlerësim të masës së sigurisë.
Vjehrra tha se djali i saj i kishte falur postimin në Tik Tok ku denigrohej fytyra e saj.
Sipas saj Xhemali i kishte falur Bedries për një shumë prej 40 mijë eurosh që kanë humbur në banesë.
“Faqen e hapi Kushërira e Bedrijes nga nëna, goca e tezes. Kështu thoshte Bedrija. Nuk ka thënë gjë Xhemali, ia fali edhe lekët ia fali. Bedrije Bushi ka fjetur mbi lekët e djalit tim”, tha ajo