Lajme

“Do të gjobiten deri heqje license”/ Merr fund! Rama ngre “Task-Forcën”, kush biznes e pëson…

Qeveria Rama po përpiqet t’i japë një zgjedhje përfundimtare problematikës së ujërave të ndotura që derdhen përgjatë gjithë vijës bregdetare, asaj liqenore dhe të lumenjëve në të gjithë vendin.

Të gjitha pikat turistike “Agroturizëm”, “Bujtinë”, “Hotel”, “Resort”, etj., do të përballen me gjoba të rënda deri në mbyllje të aktiviteteve, nëse nuk vendosin impiante apo nuk bëjnë sistem të grumbullimit, trajtimit dhe largimit të ujërave të ndotura, në mënyrë që mos i shkarkojnë ato në det, liqene apo lumenjë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Për këtë qëllim qeveria ka nxjerrë një Akt Normativ, i cili ka si qëllim ngritjen e një Task- Force, që do të drejtohet në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga kryeministri, Edi Rama.

Task-Forca, pas vendosjes së gjobës ndaj biznesit, i propozon institucioneve përgjegjëse për marrjen e masave për heqjen e licencë, lejes ose autorizimit, për kryerjen e veprimtarisë ndaj të gjitha subjekteve, të cilat nuk kanë plotësuar standardet për trajtimin e ujërave të ndotura.