Kronikë

Aksident i rëndë në Krujë, “Benzi” përplas për vdekje 4 vjeçarin

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të Shtunë në rrugën Fushë Krujë-Tiranë. Policia bën me dije se një automjet tip “Benz” ka përplasur një kalimtar bashkë me djalin e tij 4 vjeç. Fatkeqësisht i mituri nuk u ka mbijetuar plagëve të marra.

Mësohet se drejtuesi i makinës është shoqëruar në komisariat.

Më datë 06.01.2024, në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, në fshatin Tapizë, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. B., ka aksidentuar shtetasin V. B., dhe fëmijën e tij të mitur 4 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, 4-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.  Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thotë policia./tvklan.al