Kujt duhet t’i marrë leje Berisha nëse do të shkojë në Parlament për të mos humbur mandatin? Ja si përgjigjet avokati
Genc Gjokutaj, avokati i Sali Berishës thotë se nuk ka efektivë policie tek dera e banesës së ish-kryeministrit, pavarësisht masës së sigurisë “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore.
Në një studio televizive Gjokutaj tha se kjo masë e marrë nga Gjykata nuk e cënon aktivitetin e tij politik.
Avokati thotë se Berisha është në “arrest” shtëpie” si dhe ka ende masën që e ndalon të dalë jashtë Shqipërisë, gjë e cila sipas tij, është absurde.
Genc Gjokutaj: Është detyrim që personi të mos dalë nga banesa.
Genc Gjokutaj: Është njëkohësisht dhe me ndalim dalje jashtë shtetit, e përjashtojnë njëra-tjetrën këto masa. Ky është një absurditet. Berisha nuk ka nevojë të ketë policë të dera.
Genc Gjokutaj: Nuk ka policë në derë.
-Pra ka mbikëqyrje policore? Kush mund ta takojë zotin Berisha? Kë përfshin kjo listë?
Genc Gjokutaj: Komunikimi i zotit Berisha ka dy funksione, si person nën hetim, por edhe si politikan. Ai në këtë cilësi ka detyrim për komunikimin siç po e realizon. Ai nuk po takon ekspertë apo dëshmitarë që t’i intimidojë.
-Aktualisht a mund t’i kryejë funksionet e tij, mund t ë shkojnë persona të partisë ta takojnë apo votues të tij?
Genc Gjokutaj: Absolutisht po! Nëse ka probleme që lidhen ngushtësisht me akivitetin politik patjetër. Gazetarët duhet të marrin autorizim. Por zoti Berisha mund të komunikojë dhe përmes rrjeteve sociale.
-Nëse ai do të zhvillojë mbledhje kryesie në shtëpi, i mundësohet?
Genc Gjokutaj: Dëgjo, ja ju bëj një pyetje, duhet ta gjykonte Irena Gjoka këtë çështje?
-Deri ku është i ndaluar dhe deri ku është i lejuar?
Genc Gjokutaj: Gjykata nuk ka detajuar, ne në ankim e kemi shtjelluar. Aktiviteti politik i zotit Berisha është i pacenuar nga vendimi i gjykatës, kjo është absolute.
-Në rast se ai dëshiron të shkojë në Parlament për të mos humbur mandatin, kujt duhet ti marrë leje?
Genc Gjokutaj: Duhet të lajmërojë SPAK-un.