Lajme

Anxhelina, e vetmja police rrugore që ishte në punë natën e 31 dhjetorit

Anxhelina Bregu, inspektore e trafikut rrugor, ishte e vetmja policë femër në sektorin e saj natën e ndërrimit të viteve.

E ftuar në “Good Morning Albanians”, ajo tha se familjarët e saj gjithnjë e mbështesin në rrugëtimin që ajo ka zgjedhur dhe janë treguar mirëkuptues edhe kur asaj i është dashur që festat t’i kaloj në shërbim dhe jo pranë familjes.

“Më 31 dhjetor në mbrëmje nga sektori i policisë rrugore Anxhelina ka qenë e vetmja femër. kjo për arsye se gjatë natës mund të ketë ndonjë incident me një drejtuese femër, në këtë rast je i detyruar të kesh një patrullë femër që të vazhdosh procedurat”,-tha specialisti i trafikut rrugor Gerhard Baka.