“Përballje titanësh”, plas sherri mes Luiz Ejllit dhe Ermal Mamaqit
Këngëtari Luiz Ejlli i është përgjigjur ashpër komentit të aktorit Ermal Mamaqim për rolin e tij në filmin “Në kuadër të dashurisë”.
Më herët në “Më lër të flas”, Mamaqi tha se Luizi iu duk aktor shumë i mirë, madje më i mirë edhe se këngëtar.
“Mirë. Ishte aktor i mirë. M’u duk aktor më i mirë se këngëtar. Kishte shumë talent”, u përgjigj Ermali.
Ky koment duket se nuk është pritur shumë mirë nga Luizi, i cili në rastin e parë kur u pyet, nuk la pa përdorur dhe ironinë në përgjigje.
“Edhe unë mendoj që Ermali është shkrimtar më i mirë se humorist. Mbaj mend që kam qenë të Panairi i Librit dhe dikush bleu një libër, të cilin e ndoqa me sy dhe kur doli jashtë, i grisi të gjitha fletët për të shitur gështenja”, tha këngëtari në “Më lër të flas”.
Një vit më parë, Ermal Mamaqi botoi librin e tij, “Në garë me veten”.