E çoi në Romë për t’i propozuar për martesë, ajo i thotë “JO”
Një i ri ka përjetuar momentin më të sikletshëm të jetës, pasi e dashura ka refuzuar propozimin që ai i bëri në Romë.
Në media dhe rrjetet sociale është bërë viral momenti i propozimit në Romë mes çiftit të të rinjve. Ky propozim nisi mirë, por pas kërcimit në Via dei Condotti dhe nën dritat e Krishtlindjeve, një tenor u shfaq duke kënduar këngën “O Sole Mio”, ndërsa djali u ul në gjunjë.
Në mes të turmës me njerëz, ai nxorri unazën dhe i propozoi për martesë të dashurës. Por ajo duke mos e pritur një propozim të tillë ajo tha:
“Nuk e prisja këtë. Nuk isha gati. A është kjo arsyeja pse erdhëm në Romë?’ .
E reja dukshëm në siklet i kërkoi vazhdimisht të dashurit të saj të ndalojë, ndërsa tenori vazhdonte të këndonte. Më pas i riu i paqartë për përgjigjen e saj e pyeti sërish, “A është po apo jo?”
Ajo u përgjigj duke thënë ‘JO’ ndërsa djali u ngrit në këmbë i zhgënjyer.