Lajme

Shkoi në piknik me shokët, 19-vjeçari bie nga shkëmbi në Dibër

Një 19-vjeçar është plagosur rëndë ditën e sotme pasi aksidentalisht është rrëzuar nga një shkëmb.

Policia tha se ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Rrasa e zezë”, në njësinë administrative Selishtë, ku shtetasi K.B., kishte shkuar për piknik sëbashku me shokët e tij shtetasit A.M, M.Ll, E.B dhe E.B.

Gjatë kohës që shtetasit e lartpërmendur kanë qenë duke u kthyer nga pikniku, dyshohet se aksidentalisht shtetasi K.B., 19 vjeç, është rrëzuar nga shkëmbi dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore. I dëmtuari është dërguar në spital dhe po trajtohet me ndihmë mjekësore./euronews.al