Lajme

Aksident zinxhir 10 të vdekur dhe 59 të plagosur

10 persona humbën jetën dhe 59 të tjerë u plagosën në një aksident ku u përfshinë 7 automjete në autostradën Marmara Veriore mëngjesin e sotëm në Turqi.

Sipas mediave turke, 7 automjete, mes të cilëve 3 autobusë dhe një kamion, janë aksidentuar në zonën Dağdibi në drejtim të autostradës së Stambollit për arsye të panjohura. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se aksidenti ka ndodhur në një reaksion zinxhir pasi një makinë ka përplasur një autobus.

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha në deklaratën e tij:

“Në aksidentin zinxhir që ndodhi në orën 04:36 të mëngjesit të sotëm në lokacionin Tekeler të autostradës Sakarya Veriore Marmara, 10 persona kanë humbur jetën në vendngjarje dhe 59 persona janë lënduar, 8 prej tyre në gjendje të rëndë. Të plagosurit janë transportuar drejt spitaleve me 30 autoambulanca.”

Mësohet se pas aksidentit janë ndaluar drejtuesi i kamionit dhe 3 drejtues autobusi./joq albania