Krishtlindje e hidhur për yllin e muzikës, shkrumbohet nga zjarri shtëpia e fëmijërisë
Shtëpia e fëmijërisë së Beyonce-s është djegur mëngjesin e Krishtlindjeve, sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Houston.
Familja që tani jeton në shtëpinë që u shkrumbua, ka shpëtuar shëndoshë e mirë, pa raportuar lëndime, tha zjarrfikësja.
Shtëpia me tulla në rrugën Rosedale është bërë një pikë referimi. Kur ishte në treg në vitin 2018, sekserja tha për “Good Morning America” se familja Knoëles e bleu shtëpinë në vitin 1982 dhe jetoi atje derisa Beyonce ishte rreth 5 vjeç.
Të hënën, Departamenti i Zjarrfikësve të Hjustonit iu përgjigj raporteve për një zjarr në shtëpi rreth orës 2:07 të mëngjesit me orën lokale, sipas KPRC.