Luizi bën tatuazh portretin e Kiarës, ja si duket
Këngëtari Luiz Ejlli dhe njërerazi ish-banor i Big brother Vip Albania, ka vendosur që t’i bëjë një surprizë partneres së tij Kiarës, me rastin e 1 vjetorit. Ai tregon për ndjekësit se ka bërë portretin e saj ‘tattoo’.
Ai u shpreh që data 24 dhjetor është një kujtim i dhimbshëm pasi babai i tij ka ndërruar jetë por edhe dita që njohu vajzën që po i dhuron familjen.
Luizi: Vendosa të bëj diçka, me rastin e një vjetorit që kam me Kiarën, pavarësisht se unë këtë ditë e kam si kujtim të dhimbshëm. Babai im ka ndërruar jetë. Zoti me një dorë merr me një dorë jep. Më dha familjen, më dha Kiarën, po vjen edhe vajza. Vendosa të bëj ketë ‘tattoo’. Gëzuar festat të gjithëve.
Luiz dhe Kiara janë një ndër çiftet më të përfolur pas daljes nga shëpia e Big Brother Vip. Ata e kurorëzojnë dashurinën e tyre me një vajzë që do të vijë së shpejti në jetë.