Lajme

FOTO/ Aksidenti me shtatë të lënduar në Levan–Tepelenë, pamje nga vendngjarja. Makinat e bëra “copë” pas përplasjes “kokë më kokë”

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Levan – Tepelenë në vendin e quajtur “24 orarëshi”.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar shtatë persona, dy prej të cilëve fëmijë.

Sipas pamjeve të siguruara nga vendi i ngjarjes, duket se përplasje mes dy automjeteve  ka qenë “kokë më kokë” dhe shumë e fortë, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Levan – Tepelenë në vendin e quajtur “24 orarëshi”.
Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Levan – Tepelenë në vendin e quajtur “24 orarëshi”.

Burimet paraprake kanë pohuar se në spitalin Rajonal të Fierit janë dërguar për të marrë ndihmën mjekësore 5 persona, ndërsa dy të tjerët pritet të mbërrijnë nga momenti në moment.

Ndër të lënduar, më rëndë është një fëmijë 3-vjeçar, i cili është futur në sallën e operacionit.

Në vendngjarje kane shkuar forca të policisë rrugore dhe ekspertët  për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.