Lajme

Heqja e imunitetit ndaj Berishës, Meta: Akt antikushtetues! Duan të eliminojnë opozitën

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se heqja e imunitetit ndaj Berishës është akt antikushtetues, ndërsa shtoi se mazhoranca po përpiqet të eliminojë opozitën.

“Votimit i sotëm shënon përshkallëzim të përpjekjeve për asgjësimin opozitës vendim antikushtetues që kërkon të ktheje kohën e partisë shtet.

Heqja e imunitetit ndaj Berishës, Meta: Akt antikushtetues! Duan të eliminojnë opozitën
Heqja e imunitetit ndaj Berishës, Meta: Akt antikushtetues! Duan të eliminojnë opozitën

Është pjesë e një programi për eliminimin e opozitës dhe instalimin e një opozite fasadë që i bën fresk dhe shërbime këtij regjimi dhe e dini që vetëm pak ditë më parë u ndryshua në mënyrë të njëanshme rregullorja e Kuvendit. Është një akt antikushtetues që synon asgjësimin e parlamentarizmit.

Këto ndryshime e kthejnë rregulloren në mjet arbitrar në duart e mazhorancës për të ndëshkuar deputetët të opozitës dhe për të eliminuar përfaqësimin në parlament.

Edhe ndryshimet që u bënë në ligjin e organizimit e Komisioneve Hetimore synojnë për të minuar llogaridhënie dhe transparencës”, tha Meta.