E rëndë në Shkodër/ Ra në gropën e qymyrit, digjet 67-vjeçari, gjenden vetëm kockat
Gjatë mbrëmjes së djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku, një 67-vjeçar ka humbur jetën, pasi ra në një gropë të improvizuar qymyri në fshatin Vilzë.
I moshuari i identifikuar si Q.L, ka rrëshqitur aksidentalisht në gropë teska po digjej qymyr.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Për pasojë, pas kontrolleve të bëra, u gjetën vetëm mbetje kockore të tij.