Lajme

“Në 2024 paga mesatare do jetë 900 €”, Rama: Rritja do ndikojë edhe sektorin privat

Kryeministri Edi Rama ka qenë këtë të hënë në Shkodër ku ka mbajtur fjalën e tij në Asamblenë e përgjithshme të partisë socialiste.

Ai tha se tashmë vendi është në një situatë goxha stimuluese për pagat edhe në sektorin privat, pasisipas tij ky sektor do të ndikohet nga sektori publik, ku pritet që në mes të vitit 2024 paga mesatare të arrijë në 900 euro.

“Kemi 400 milionë euro vetëm për rritje pagash. Kjo do të thotë se pas rritjes së bërë këtë vit, vitin e ardhshëm do të bëjmë një rritje shumë të konsiderueshme për mjekët e përgjithshëm, për infermierët, për punonjësit e policisë, për forcat e armatosura dhe për të gjithë punonjësit e tjerë të shtetit shqiptar, për mësuesit gjë që do e çoj pagën mesatare në mes të vitit të ardhshëm 900 euro. Synimi im është që të rritet edhe më tepër, por krahasuar me pak vite më parë, kjo do dukej komplet elektorale.

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Jam i bindur se sezoni i ardhshëm turistik do i çoj pagat në nivele më të larta. Janë në nivele të larta edhe tani. Fatkeqësisht pasi kemi ulur informalitetin në një masë të konsiderueshme në paga kemi një rikthim të informalitetit si pasojë e rritjes së pagave, ku një pjesë jepet në dorë, pjesa tjetër deklarohet.

Është fakt që në industrinë e turizmit pagat janë më se konkurruese në krahasim me vendet e tjera”,-tha kryeministri Rama./euronews.al