“Po s’bëre like, ikën nga puna”- Berisha thirrje Zuckerberg dhe Musk për Ramën
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, deklaroi gjatë konferencës për shtyp këtë të premte, se qeveria po terrorizon punonjësit e administratës që të bëjnë like dhe komente në rrjete sociale për kryeministrin.
Berisha tha se Partia Socialste ka ndërtuar një aplikacion që kontrollon like-t dhe komentet në facebook të administratës shtetërore.
Kreu i PD i bëri thirrje drejtuesit të Twitter Elon Musk, dhe atij të Facebook Mark Zuckerberg që të ndalojnë këtë praktikë abuzimi në rrjetet e tyre sociale.
PD do konsiderojë në mbrojtje të qytetarëve shqiptarë, edhe një proces ndërkombëtar ndaj Edi Ramës për këtë çështje.
Ky është terror, ky është turp, ky është depersonalizim.
A mundet një mendje e mbrapshtë të shfrytëzojë më shumë rrjetet dixhitale? Kur nuk e duan, nuk e duan. Arrogant, hajdut, njeri që është bërë simbol i vjedhjes. Si mund ta duan njerëzit atë.
Tani shpik aplikacionin, nëse nuk më bën ‘like’, ikën nga puna. Absolutisht. Mos vidh, ky është i gjithë ilaçi.
Çdo shqiptar e ka marrë vesh se ky vjedh, se është hajdut kongjenital, i papërmbajtur”, tha Berisha.