Lajme

Aksidenti tragjik në Sauk, makina del nga mbikalimi, ndërron jetë një grua (FOTO)

Një aksident ka ndodhur para disa minutash në unazën e madhe të Tiranës pranë mbikalimit të TEG. Burime nga politika bëjnë me dije se një makinë e cila vinte nga Elbasani, ka rënë nga mbikalimi. Nga të dhënat e para dyshohet se një grua ka humbur jetën ndërsa ka edhe të plagosur. Në rrjetet sociale janë pamje nga ngjarja e rëndë. Pritet më shumë informacion nga Policia e Shtetit.