Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri kalon shifrën mbi …
Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri kalon shifrën 7200.
Numri i viktimave nga tërmetet në Turqi dhe Siri vazhdon të rritet.
Sipas Euronews, shifra aktuale e personave të vdekur është 7200 dhe pritet që të rritet, transmeton Klan Kosova.
Ekipet e shpëtimit janë duke u munduar që t’i nxjerrin personat që kanë ngecur nën rrënoja.
“Ne mund të dëgjonim zërat e tyre, ata po bënin thirrje për ndihmë,” tha Ali Silo. Dy të afërmit e tij nuk mund të shpëtoheshin në qytetin turk të Nurdagi.
Tërmeti i të hënës me magnitudë 7.8 dhe një kaskadë pasgoditjesh të forta shkatërruan një pjesë të madhe të territorit që shtrihej qindra kilometra në të gjithë Turqinë juglindore dhe Sirinë fqinje.