Lajme

Agron Shehaj nxjerr dokumentin dhe fundos Ramën: Faktet e implikimit të Ramës me ish zyrtarin e FBI…

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj thotë se aktakuza amerikane për ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal, përbëhet nga tre elementë.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Shehaj u shpreh se në aktakuzë, citohet se MsGonigal ka marrë pagesë nga një shtetas shqiptar për të hetuar një parti politike dhe se zyra e kryeministrit i ka dhënë informacione.

Agron Sheha dhe Edi Rama
Agron Sheha dhe Edi Rama

“Ne e morëm vesh nga aktakuza e drejtësisë amerikane. Drejtësia amerikane ka nxjerrë një dokument që ka tre elementë.

E para, një shef i rëndësishëm i FBI ka marrë një pagesë nga një shtetas shqiptar. Elementi i dytë është që ky zotëria ia ka dhënë shërbimin kryeministrit shqiptar.

Aktakuza thotë që ka marrë paratë, ka kërkuar që të nisë hetimin, ka marrë informacione nga zyra e kryeministrit. Dhe për marrëdhëniet që kryeministri ka me ish-zyrtarin e FBI”, theksoi ai.