41-vjeçari qëllohet 27 herë me thikë në një lokal në ish-Bllok, në gjendje kritike për jetën, policia fsheh ngjarjen
Një ngjarje e rëndë mësohet se është regjistruar të shtunën e kaluar në zonën e ish bllokut në Tiranë. Bëhet e ditur se një 41-vjeçar është qëlluar 27 herë me thikë teksa ka qenë në lokal.
Ngjarja është bërë me dije nga mediat, teksa policia e ka mbatur të fshehur për rreth 3 ditë. 41-vjeçari E.Dorzi ka thënë se nuk ka konflikt me njëri teksa ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Sipas tij, ai është qëlluar nga dy persona të paidentifikuar të cilët i janë afruar teksa ishte ulur në lokal. Për shkak të gofitjeve me thikë, E.Dorzi, rrezikon që të paralizohet, pasi nuk i lëviz dot këmbët dhe duart.