Zbulohet loja e produksionit/ Ja kush ndërhyri te Big Brother për të larguar Efin ose në të kundërt do të largohem…
Banori i dytë i cili lë shtëpinë e Big Brother Vip është Efi.Kjo e fundit u dërgua në nominim së bashku me Luizin dhe Kiarën, nga Dea Mishel.
Dea Mishel fitoi “Lojën e inteligjencës”, dhe kishte në dorë zarfin e kuq, të futur në shtëpi nga Vëllai i Madh.Duke qenë se fitoi lojën, Dea kishte mundësinë të dërgonte tre banorë në televotim.
Mirëpo e gjitha kjo duket se është një lojë e produksionit.Kjo pasi, Jetmiri, ish banor i Big Brother, ka bërë publike ditën e sotme faktin se dikush ka ndërhyrë që të bëhet ky nominim.
Sipas tij, aktorja Olta Gixhari ka kërkuar që Efi të largohet nga shtëpia, ose do largohet ajo.Kjo deklaratë e tij sigurisht që është mjaft e besueshme duke qenë se dihet se mes Efit dhe çiftit, produksionit i duhen edhe ca klikime që vetëm historia e dashurisë mund t’ua japë.
Largimi i Efit do sjellë zhvillime te forta në shtëpi pasi Luizi dhe Kiara do “hakmerren” tani me mënyrën e tyre ndaj Deas dhe grupit tjetër.