Lajme

Yuri Kim jep lajmin e madh për të gjithë Shqiptarët: Shqiptarët do udhëtojnë pa viza në SHBA

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka deklaruar se Shqipëria është në rrugën e duhur që të hyjë në SHBA pa viza. E ftuar në ‘Real Story’, ajo tha se një gjë e tillë mund të ndodhë shumë shpejt.

“Varet nga çfarë ndodh në Shqipëri. Por mund të them këtë. Kur japim, kur vendosim të japim viza dhjetë-vjeçare, kuptimi është që jemi optimistë për dhjetë vitet e ardhshme.

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka deklaruar se Shqipëria është në rrugën e duhur që të hyjë në SHBA pa viza
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka deklaruar se Shqipëria është në rrugën e duhur që të hyjë në SHBA pa viza

Nuk bëj dot parashikim se kur saktësisht do të mund të udhëtojmë pa viza fare, por mund të them se jemi në drejtimin e duhur.

Një nga këta tregues është tregtia, biznesi midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, tha Kim.