‘Vjedhja ishte një inskenim’, sanitarja: Alda Klosi donte të fajësonte bashkëshortin
Dëshmia e re e sanitares, Rozeta Dobi solli arrestimin e ish-drejtoreshës së Ministrisë së Turizmit, Alda Klosi mbrëmjen e së premtes.
Dobi ka deklaruar se ajo nuk i ka vjedhur paratë nga shtëpia e ish-zyrtares, por e gjitha ishte një inskenim, pasi Klosi donte të ngarkonte me përgjegjësi bashkëshortin e saj, me të cilin kishte konflikte.
Sanitarja u shpreh se në dhjetor të vitit 2022, Klosi i kishte kërkuar që paratë që gjendeshin në kasafortë, t’i merrte dhe t’i dërgonte në banesën e saj.
Sipas Dobit, që prej vitit 2021, sasi parash vinin në banesën e Alda Klosit, teksa shtoi se dikush i sillte me çantë.
Mbrëmjen e së premtes, policia arrestoi Alda Klosin, në banesën e të cilës pastruesja Rozeta vodhi një shumë të konsiderueshme parash prej mijëra eurosh.
Policia ka ekzekutuar urdhërin e ndalimit të lëshuar nga Prokuroria.
Izh-zyrtarja Klosi akuzohet për veprën penale të pastrimit të parave dhe produkteve të veprës penale.