Trondit mësuesja shqiptare: Nxënësit po theren me thika nga mediat sociale
Mësuesja Merita Isufi në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania është shprehur se mediat sociale po sjellin pasoja te fëmijët.
Ajo theksoi se duhet të vendoset një kufij për kohën që po kalohet në rrjetet sociale pasi shumë të rinj po përfundojnë deri te therja me thikë.
“Mediat sociale po sjellin pasoja. Fëmijët po humbasin fokusin e tyre. Është shumë e vështirë të përqendrohen pasi kalojnë shumë kohë në mediat sociale. Duhet të vihen më shumë kufij dhe të kontrollohet koha që ata po shpenzojnë në rrjetet sociale.
Kemi shumë të rinj që po bëjnë krime dhe po përfundojnë deri te therja me thikë. Këto shpeshë herë vijnë si pasojë e brutaliteteve që ati shfaqin dhe lojërat që luajnë online”-tha ajo.