Seanca për Belerin, SPAK publikon prova: Çfarë u zbulua nga “zbërthimi” i telefonave
Gjatë seances së radhës në procesin ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Alfred Belerit, SPAK gjatë leximit të provave shkresore, i tha gjykatës se nga ekspertimi i telefonit të bashkë të pandehurit tjetër, Pandeli Kokaveshi, është zbuluar një grup në aplikacionin Ëhats Up i quajtur “Himara ime je ti”.
Në këtë grup sipas Prokurorisë, ka biseda rreth ndihmës që do ti ofrohej qytetarve të Himares dhe zonave përreth, ndër to edhe për sigurimin e “letrave greke”.
Madje në një bisede, Beleri i ka terhequr vëmendjen Kokaveshit me fjalët: Çfare janë keto biseda, nga këto do të digjesh ti!
Por avoketët e Belerit i kundërshtuan leximet e SPAK dhe sipas tyre, ato nuk kanë lidhje me objektin e gjykimit dhe bisedat janë kryer me herët se sa te kryhej vepra penale, madje telefoni ka qenë në pronësi te nënës së Pandeli Kokaveshit.
Po ashtu bëhet me dije se Fredi Beleri nuk ka pranuar të dorëzojë kodin e telefonit. Kjo është bërë e ditur nga Prokuroria ne seancën e sotme, ku u paraqitën provat shkresore. Nisur nga ky fakt prokuroria nuk ka ekspertuar dot telefonin e tij, por të Arsen Ramës (bashkëpunëtorit) ku janë gjetur thirrjet dhe kominikimet me të.