Lajme

Prosti*tucion në qendrën e masazheve/ Arrestohet pronari dhe një 39-vjeçare, procedohet punonjësja

Një qendër masazhesh e përshtatur për prostitucion është zbuluar në Tiranë në rrugën “Tish Daija”.

Në pranga është vendosur pronari i qendrës së masazheve 39-vjeçari me iniciale E.S., dhe një prej punonjëseve, ndërsa u procedua penalisht një tjetër.

“Shtetasi E. S., administronte një qendër masazhesh, në “Tish Daija”, në të cilën ishin të punësuara shtetasja H. M., dhe V. V. Përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, në këtë subjekt ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit”, njofton policia.

Prostitucion në qendrën e masazheve/ Arrestohet pronari dhe një 39-vjeçare, procedohet punonjësja
Prostitucion në qendrën e masazheve/ Arrestohet pronari dhe një 39-vjeçare, procedohet punonjësja

Njoftimi i policisë:

Finalizohet pas një pune të mirëfillte hetimore disamujore, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar “Kamuflimi”.

Kishte përshtatur një qendër masazhesh, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, vihet në pranga pronari i qendrës së masazheve.

Vihet në pranga 1 shtetase dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, të punësuara në këtë qendër.

Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, aparate celulare, dhe një automjet.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Kamuflimi”.

Si rezultat i tij u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. S., 39 vjeç, dhe H. M., 39 vjeçe, të dy banues në Tiranë. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja V. V., 39 vjeçe, banuese  Tiranë.

Shtetasi E. S., administronte një qendër masazhesh, në “Tish Daija”, në të cilën ishin të punësuara shtetasja H. M., dhe V. V. Përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, në këtë subjekt ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, aparate celulare, dhe një automjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.