Show Biz

MORI FUND FAMA KTIJ? Çfarë vjen pas Luiz Ejllit, a do të vazhdojë artisti t’i rezistojë kohës në fron?

Luiz Ejlli së fundmi ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor që mban titullin “Frymë”. Kënga erdhi si surprizë për të gjithë fansat e artistit.

Përmes këtij projekti, Luizi dhe Kiara kanë

konfirmuar me videoklipin mjaft të ëmbël se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Çifti do të sjellë në jetë një vajzë dhe nuk mund të ishin më të lumtur se kaq.
“Frymë” e pozicionoi Luizin menjëherë në vend të parë të “The Top List” që në javën e parë të publikimit. Megjithatë, ky projekt nuk është kënga e parë e Luizit që qëndron në krye të klasifikimit të javës.

Deri më tani, nga 50 javë që kanë kaluar, artisti ka qenë në vend të parë për plot 37 javë. Por tani çfarë pritet të ndodhë? A do të vazhdojë Luizi me po këtë pëlqyeshmëri të madhe tek publiku.

Në fakt po të shohim në rrjet, nga komentet e shumta dhe impakti tek njerëzit, artisti sërish ka një bazë mjaft të madhe tek publiku. Madje ai është herë pas here pranë tyre duke i bërë pjesë të përditshmërisë së tyre dhe sigurisht që kjo ka ndihmuar.

Por sa do të vazhdojë ky rekord i Luizit duke qëndruar me javë të tëra në krye të listave? Teksa mund të themi pa frikë se ky ka qenë viti i tij, na mbetet të presim e të shohim se çfarë do të sjellë 2024…