Lajme

“Mësuesi i viti 2023″/ Manastirliu: Do të rrisim pagat vitin e ardhshëm

Rritje pagash do të përfitojnë mësuesit në të gjithë vendin vitin që vjen.

Në cermoninë e vlerësimit “mësuesi i viti 2023”  ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu tha se ajo do të jetë historike.

“Gjashtë mujorin e dytë, paga e mesatare e mësuesve do të jetë 950 euro”.

Rreth 4 mijë mësues do të  pasurojnë njohuritë e tyre përmes një programi  kombëtar që nis vitin e ri.