“Mbylle me urgjencë!”/ Ngjarja e rëndë, Arbana Osmani kërkesë të fortë për Edi Ramën…
Vetëvrasja e 41-vjeçares nga Durresi për shkak të bullizimit në “TikTok” ka ngjallur mjaft reagime në rrjetet sociale.
Moderatorja e Top Channel, Arbana Osmani ka thënë se vrasësit e kohëve moderne kanë “armë” tastierat. Gazetarja e njohur i bën thirrje Edi Ramës që qeveria e tij të mbyllë urgjentisht “TikTok”-un.
“Tmerr. Vrasësit e kohëve moderne kanë “armë” tastierat, por janë gjithmonë vrasës. Mbylleni këtë dreq TikToku. Tani. Edi Rama”, shkruan Arbana.