“Lot e dhimbje”, familjarët e Liridona Ademajt në rivarrimin e saj
Sot është rivarrosur trupi i Liridona Ademajt, e cila u vra mizorisht të mërkurën në Prishtinë.
Ajo fillimisht ishte varrosur në fshatin Cërmjan të Gjakovës, mirëpo pasi dyshohet që burri i saj,
Naim Murseli, kishte porositur vrasjen e saj, familja e të ndjerës kishte kërkuar që ajo të zhvarroset prej aty dhe të rivarroset në fshatin e saj të lindjes, në Rracaj.