Lista Sërbe: Kurti para syve të bashkësisë ndërkombëtare uzurpon banjën e parajsës dhe tokën sërbe
Lista Sërbe ka dënuar ashpër marrjen e objektit Banja e Parajsës në Banjskë nën regjinë e “regjimit antisërb” të Albin Kurtit i cili siç thuhet para syve të bashkësisë ndërkombëtare uzurpon këtë kompleks të Banjskës të jashtëzakonshëm, të çmueshëm dhe domethënës për popullin sërb.
Nga Lista Sërbe kujtohet se kompleksi Banja e Parajsës është ndërtuar ekskluzivisht me paratë e Qeverisë së Sërbisë të investuar përmes Zyrës për Kosovë e Metohi dhe është çelur në vitin 2019 dhe institucionet kosovare në të nuk kanë investuar asnjë dinar e kështu që nuk kanë asnjë të drejtë themelore që të luajnë me të rolin e pronarit të këtij kompleksi.
“Në këtë kompleks i cili është bllokuar për gati 4 muaj, pjesën e tyre të bukës e përfitojnë dhjetëra e dhjetëra familje sërbe, ndërsa mijëra qytetarë të sëmurë në këtë banjë kanë gjetur shërimin e sëmundjeve të tyre vite më parë, derisa kompleksi është mbyllur me forcë brutale në shtator, ndërsa sot është uzurpuar”, thuhet nga Lista Sërbe.
Theksohet se sekuestroja e truallit sërb nga vendasit sërbë në Lleposaviq dhe Zubin Potok, i cili u bë pa reagim adekuat nga përfaqësuesit ndërkombëtarë i dha hapësirë regjimit të Kurtit për të vazhduar me aktivitete të tilla, “e kështu që sot në radhë është marrja e banjës së parajsës dhe trualli sërb banorëve në fshatin Banov Do”
“Koha nuk do t’a korrigjojë gungën, e as karakterin e këtij regjimi antisërb, i cili përditë të gjithëve u tregon qartë karakterin e tij okupator dhe tiranik, i cili nuk zgjedh mënyrën për të terrorizuar popullin sërb” ka thënë Lista Sërbe.
Kjo e fundit kërkon reagim urgjent të bashkësisë ndërkombëtare, vendeve të Pesëshes dhe ndërmjetësuesit në dialog.
“Grabitja dhe banditizmi i regjimit të Kurtit duhet të ndalet dhe forcat ndërkombëtare duhet të reagojnë ndaj kësaj shkeljeje flagrante të të drejtave elementare të popullit sërb, të drejtës së pronës, të drejtës për kurim dhe punë”, përfundon Lista Sërbe.