Ushqim

Kuzhinieri i njohur: Një byrek me krimba ose insekte mund të ishte një kombinim i mirë…

Komisioni Europian ka miratuar përdorimin dhe konsumin e insekteve, krimbave dhe buburrecave nëpër restorante dhe mund të gjenden në shitje nëpër supermarkete. Në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan është folur pikërisht për këtë gjë, ku të ftuarit kanë treguar edhe eksperiencat e tyre në konsumin e insekteve.

Kuzhinieri i njohur Bleri Dervishi ka shprehur se mund të jetë interesante të bëhet një javë kulturore mes kuzhinës shqiptare dhe aziatike, ku sipas mendimit të tij një byrek me krimba të pjekur në hell ose të skuqur mund të jetë një kombinim mjaft i mirë.

Katerina Trungu: Bleri për atë javën, si do e quash, javën e insekteve në pjatë?

Alket Islami: Unë jam i pari furnitori, duke parë filmin “Flutura në kabinën time”, me xhaketë karkalecat, gjëra sa për të bërë atë javën.

Bleri Dervishi: Sigurisht që duhet të jenë të certifikuara si çdo produkt tjetër që hyn në Europë. Pse jo sapo të hyjmë, mund të investojmë.

Alket Ismali: Nuk ka karkalec helmues se pyeta në Kinë unë, nuk janë si kërpudhat që duhet t’i identifikosh mirë.

Kuzhinieri i njohur Bleri Dervishi
Kuzhinieri i njohur Bleri Dervishi

Bleri Dervishi: Unë mendoj që do ishte shumë interesante të bëheshe një javë kulturore mes kuzhinës shqiptare dhe asaj aziatike me insekte. E zëmë kush e mendonte një byrek me këto gjëra. Një byrek me ato krimbat që mund të jenë të gatuara në hell ose të skuqura të futura brenda me një salcë. Nuk e kam provuar, por që mund të shkonte, ose një burger i bërë me qiqra, patate, kopër dhe në fund t’i hidhje karkaleca të skuqura. /tvklan.al