Kosova feston vitin e ri me liberalizimin e vizave! Kurti: Nga sot po hiqet një padrejtësi
Kosova feston vitin e ri me liberalizimin e vizave. Nga sot, 1 janari i vitit 2024, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në atë që njihet si zona Schengen, e përbërë prej 27 shtetesh, shumica e tyre anëtare të Bashkimit Evropian.
Udhëtimet pa viza do të shërbejnë kryesisht për vizita turistike apo familjare dhe jo për qëllime punësimi.
Sot do të udhëtojnë për në Vjenë 50 qytetarë, të cilët e kanë fituar këtë mundësi në kuadër të fushatës së Qeverisë.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka uruar sërish qytetarët e Kosovës për heqjen e vizave, duke thënë se kanë pritur shumë për këtë ditë.
Kemi pritur shumë gjatë, nga sot po hiqet një padrejtësi. Qytetarët tanë tashmë do të mund të lëvizin në 32 vende.
Sot do të udhëtojnë për në Vjenë 50 qytetarë të cilët kanë fituar këtë mundësi në kuadër të fushatës tonë. Të respektojnë kriteret, dhe kudo që të udhëtojmë mos të harrojmë se shtëpia jonë është Kosova. Urime viti i ri dhe për herë të fundit urime liberalizimi i vizave”, tha Kurti.
Periudha e qëndrimit në zonën Schengen nuk duhet t’i kalojë 90 ditë brenda gjashtë muajsh, në të kundërtën do të gjobiten.
Kosova është vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor që i lejohet udhëtimi pa viza në këtë zonë, pasi Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e kanë gëzuar këtë të drejtë nga viti 2009. Ndërsa, vendi ynë dhe Bosnje e Hercegovina nga viti 2010.