Kejvina-Luizit: Tipat si ti më mbajnë çantat jashtë, e kam babin gjallë ndërsa ti….
Debate të shumta ka patur mbrëmjen e sotme në Big Brother Vip Albania. Përveç tonit të zërit, mes banorëve VIP-a nuk kanë munguar edhe ofendimet, fjalët banale por edhe kërcënimet.
Kejvina është përplasur mbrëmjen e sotme me Luizin. Gjatë një debati të ashpër mes tyre, Kejvina nuk është përmbajtur me ofendimet ndaj Luizit
Në një moment ajo i ka thënë Luizit se jashtë shtëpisë, tipa si ai i mbajnë çantat. Por sikur të mos mjaftonte kjo Kejvina i ka përmendur Luizit faktin se ka babain akoma jashtë shtëpisë, ndërsa ky i fundit jo.
E kam babin gjallë jashtë. Tipat si ti më mbajnë çantat jashtë shtëpisë.
Ndërkohë që edhe më parê Kejvina është treguar e papërmbajtshme me komentet dhe ofendimet ndaj Luizit, ndërsa ky i fundit ia ka kthyer.
Degjenerimi mes banorëve VIP-a vazhdon në shtëpinë e Big Brother ndërkohë që produksioni bën sehir.