“Janë Të Dëmshme Dhe Çmendin Të Rinjtë”, OBSH Jep Alarmin Për Cigaret Elektronike
“Cigaret elektronike janë të dëmshme dhe çmendin të rinjtë”. Është ky alarmi i OBSH-së, e cila paralajmëron se është e nevojshme dhe urgjente të rregullohet përdorimi i cigareve elektronike.
Me fushatat agresive të marketingut agresive, të cilat përdorin personazhe vizatimorë, shije dhe aroma gjithmonë të reja, industria e duhanit po i shtyn cigaret elektronike edhe më shumë drejt të rinjve. Nëpërmjet mediave sociale dhe influencuesve, këto produkte arrijnë një target konsumatorësh duke filluar nga mosha 8 vjeç e lart, raporton OBSH.
“Këto cigare, të cilat janë absolutisht joefektive për të lënë duhanin, në kundërshtim me atë që deklarojnë ata që i projektuan kanë efekte të dëmshme në shëndet”, nënvizon menaxheri i promovimit të shëndetit të OBSH-së, Rudiger Krech. Ai tha se si industria e duhanit është përgjegjëse për 8 milionë vdekje në vit.
Taktika e kësaj industrie është që zbulon një rënie të duhanpirësve dhe përpiqet të rekrutojë të rinj. Për ta bërë këtë tani promovon e-cigaret”, shtoi ai. Kështu të rinjtë bëhen viktima të atyre që i inkurajojnë te “vape”. Nuk është rastësi që OBSH ka zbuluar një rritje të qartë të përdorimit të cigareve elektronike tek të rinjtë.
Në Kanada, për shembull, shkalla e përdorimit midis të rinjve 16-19 vjeç u dyfishua midis 2017 dhe 2022 dhe u trefishua midis të rinjve në Britaninë e Madhe gjatë tre viteve të fundit. “Edhe pse efektet afatgjata shëndetësore nuk dihen plotësisht”, OBSH kujton se cigaret elektronike përmbajnë nikotinë dhe gjenerojnë substanca toksike, disa prej të cilave dihet që shkaktojnë kancer ose rritin rrezikun e çrregullimeve të zemrës dhe mushkërive.
Në fund, nënvizohet se përdorimi i cigareve elektronike në moshë të re mund të ndikojë në zhvillimin e trurit dhe të çojë në paaftësi në të mësuar.