Habit animalistja: Qeliza ime është 15 vite më e re se mosha që kam, nuk ha mish
Javën e kaluar në Twitter u postua një video e të një cope mishi të kuq që duket sikur pulsonte. Videoja e cila u bë virale në Facebook edhe në vitin 2020 duket se është rithyer përsëri në vëmendje si një mënyrë për të nxitur njerëzit që të shkojnë drejt ushqyerjes vegjetariane.
Animalistja Jonida Çoba tha në Euronews Albania se mishi është shumë i dëmshëm dhe një nga arsyet kryesoret të atakeve kardiake.
Ajo tregoi se prej 5 vjetësh nuk e konsumon fare mishin dhe një test i bërë në SHBA ka treguar se qeliza e saj është 15 vjet më e re se sa vitet kronologjike.
“Me konsumin e mishit, marrim vezët të cilat janë depozituar dhe aton duke i përtypur, ato nuk shkatërrohet në temperatura të larta, shkojnë në zorrë dhe format embrionale të tyre me anë të gjakut depozitohen në organe. Në Amerikë kam bërë një test që më ka testuar qelizën, që ka treguar se qeliza ime është 15 vjet më e re se. Nuk e kam konsumuar ndonjëherë në sasi të mëdha mishin prej gati 10 vjetësh, ndërsa prej 5 vjet kam hequr dorë totalisht”, tha ajo./STOP TV Klan