Gjeniu 23 vjeçar nga Kamenica që krijoi “Air Kosova” tash ka krijuar dronin ushtarak
Gëzim Morina është studenti nga Kamenica, që krahas studimeve për megatronikë, ka dhe një pasion tepër të veçantë.
23-vjeçari krijon avionë dhe dronë ushtarakë, të cilët i teston në stadiumin e Kamenicës. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Gëzimi tregoi se avionët i krijon me materiale të riciklueshme dhe punon me orare të zgjatura.
Sakaq, ai zbuloi se avionët mund të fluturojnë deri në 4 km e gjysmë me sistem kamerash.
“Unë e kam si hobi, këto janë aeroplana me telekomand që i rregullojë vetë dhe janë për t’u përdorur edhe në ushtri. Unë i testoj në stadiumin e Kamenicës, pasi i kam krijuar.
Për këtë avionin e madh kam punuar 5 muaj natë e ditë, se kam dashur të bëjë diçka që nuk është bërë asnjëherë në Kosovë. Këta mund të fluturojnë deri në 4 km e gjysmë, për shkak se nuk kanë sistemin e kamerave mund të fluturojnë deri në 800 metra. Nuk janë pak duke e krahasuar që është i ndërtuar me një material të riciklueshëm, siç është letra.
Unë studioj në Prishtinë mekatronikë. Materialet shumicën i gjej vetë dhe pjesët e tjera i blej vetë. Unë mundohem t’i gjej”, u shpreh i riu./abcnews.al