E papritur nga Luizi, tregon kur dhe si do t’i propozojë Kiarës
Kiara Tito dhe Luiz janë dy nga personazhet më të spikatur në Big Brother VIP Albania.
Ishte këngëtari ai që tregojë interesin për moderatorën, por që gjërat janë tensionuar pas deklaratës së tij se ai nuk është i sëmurë siç ka deklaruar.
Mirëpo, pavarësisht kësaj ai siç duket është duke mbajtur shpresë ende për Kiarën.
Ai madje e ka ideuar momentin e propozimit që thotë se e ruan për natën finale.
Luizi duke biseduar me Oltën dhe Bjordin, ka treguar se e ka në plan që në momentin e natës finale, kur pritet të zgjidhet fituesi i BBVA 2, në atë moment të ulet në gjunjë dhe t’i propozojë Kiarës.