E cilësuar si më e bukura në histori, ndahet nga jeta aktorja legjendare italiane
Aktorja Gina Lollobrigida, një nga yjet më të mëdha të kinematografisë evropiane në vitet 1950 dhe 60, ka vdekur në moshën 95-vjeçare, raporton agjencia italiane e lajmeve Ansa.
Shpesh e cilësuar si “gruaja më e bukur në botë”, filmat e saj përfshinin “Shpata të kryqëzuara”, “Kurrizoja i Notre Dame” dhe “E bukur por e rrezikshme”.
Ajo luajti së bashku me aktorë të njohur si Humphrey Bogart, Frank Sinatra, Rock Hudson dhe Errol Flynn.
Karriera e saj u zbeh në vitet 1960 dhe ajo u zhvendos më shumë drejt fotografisë dhe politikës.
Lollobrigida ishte një nga ikonat e fundit të mbijetuara të ditëve të lavdisë së filmit.