Lajme

Drejtori i Sigurimeve Shoqërore: Ja sa pension merr nëna ime

Drejtori i Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado tregoi për “Barometri” në Euronews Albania sa lekë merr e ëma.

“Nëna ime e ka pensionin 110 mijë lekë të vjetra, se ka punuar në koperativë,” – tha Hado i cili ra dakord se pa ndihmën e tij dhe të vëllait ajo nuk do ja dilte dot.

Drejtori i Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado
Drejtori i Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado

Ndërkohë pyetur nëse ndonjëherë e ka bërë këtë bisedë me të ëmën, pra “kaq ke paguar, kaq merr”, ai tha se nëna i kthehet duke i thënë “nuk ke turp”, batutë kjo që shkaktoi të qeshura në studio.

Për 63.7% të shqiptarëve pensionistët janë të varur nga fëmijët e tyre.Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, 13.7% e shqiptarëve mendojnë të kundërtën; që pensionistët nuk janë të varur nga fëmijët dhe 22.6% janë neutralë.