Lajme

Çlirim Gjata për Irena Gjokën: Ka probleme personale psikike

Juristi Çlirim Gjata, i ftuar në “Task Force” në Syr Tv, komentoi vendimin e sotëm për kreun e opozitës, Sali Berisha.

Ai tha se vendimi është përgatitur nga prapavija juridike e Edi Ramës me qëllim bllokimin e komunikimit për Berishën. Gjata tha se nuk ekziston askund si masë heqja e të drejtës së fjalës.

“Kjo gjykatëse tregon se ka probleme personale psikike. Edhe në kohë të komunizmit ka pasur gjyqtarë, kanë zbatuar urdhrat, por jo deri këtu. Seanca u shty për të shpallur vendimin. Pse e shtyu ajo? Sepse duhej të mblidheshin këshilltarët e zotit Rama, ata që kanë bërë reformën në drejtësi, ata emra që nuk kanë deklaruar nga 100 milionë lekë në vetingje, e gjithë prapavija juridike e Edi Ramës, për t’i bërë vendimin gjyqtares. Sepse ajo nuk di ta bëjë atë vendim.

Aty ka një pikë, ndalimin e komunikimit me persona të tjera. Ai është politikan, deputet, shefi i opozitës, por të ndalon veprimtarinë politike. Le të hidhen të gjithë juristët, nga Shqipëria në Strasburg dhe ta gjejnë se ku bazohet kjo në ligj, nuk mundet ta gjejnë kurrë se nuk gjendet askund. I gjithë problemi është që të mos bëhet opozitë ndaj Edi Ramës dhe përdoren të gjitha këto forma që përdoren nga kjo gjykatë. Ku e ke ndalimin e komunikimit në ligj? Këtu ka hyrë në punë prapavija juridike e Edi Ramës,” tha Gjata.